Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Adriana Matoshi në një intervistë në “Express Rozë”, tregoi shumë gjëra rreth jetës së saj private dhe asaj profesionale. Ajo tregoi edhe rreth planeve për martësë, ku tha se nuk dëshiron t’i shkaktoj probleme Keithit.
Adriana kohë më parë ka bërë publike lidhjen e saj me futbollistin 21-vjeçar, Keith Groeneveld, i cili gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës kosovare, Feronikeli.
“Nuk e kam menduar, Keithi e mendon shpesh, nuk dëshiroj me i kriju problem në të ardhmen, unë i kam 41 vjet, Keithi i ka 21 vjet unë e mendoj më shumë jetën e Keithit për në ardhmen se sa ai vetë, ai është shumë i dhanun pas meje, ai dëshiron me u martu e me kriju familje, po unë jam ajo që e ruaj Keithin edhe nuk dua qe me ardh një moment edhe me thonë: çka bëra, edhe e di shpirtnisht që nuk e thotë atë gjë kurrë”, u shpreh Matoshi.
Matoshi gjithashtu tregoi se si është përballur me ofendimet, dhe që të gjithë atyre iu dëshiron të përjetojnë të njëjtën dashuri që është duke e përjetuar aktorja.
“Unë jam me një lidhje tash gati një vjet, e kam cek edhe përpara dashuria është bekim, por kur dashuria është e dyanshme se kur është e njëanshme, vetëm një me dashuru një e një me zor nuk është e efektshme dhe nuk është optimiste ose me të dhënë krah.”
“Unë jam përfolur shumë për lidhjen time, por njerëzit që më kanë ofenduar ata thjesht i kisha uru me përjetu diçka që unë jam tu përjetua, më kanë sha në mënyrë shumë të ndryshme shumë të ulët, nuk jam ndikua prej kësaj vetëm më kanë bë me dashtë ma shumë”, tha deputetja.
Ajo foli edhe se si është njohur me futbollistin dhe se nuk ka qenë në dijeni për moshën e tij, ndër të tjera Matoshi tregoi se Keith vazhdimisht përmend martesën, e që për momentin nuk është në planet e saj martesa.
“Keithi vazhdimisht më thotë se ditën kur kemi me u martua, ai vazhdimisht e thotë qeto se unë e them PO, por nuk ka ndonjë plan të tillë, Keithi është shumë më i ri në moshë se unë, unë nuk e kam ditë fillimisht sepse botëkuptimet e tij, mentaliteti i tij, qëndrimi i tij nuk ma ka dhënë ketë përshtypje.”
“Jemi shoqërua njëherë në fillim, dikur pas do dite me ka thirrë në ditëlindje kemi dalë në darkë, edhe nuk e kam dit sa vjet ka mi bo, në ditëlindjen e tij e kam marrë vesh së është shumë ma i ri, dhe nuk e kam marrë tragjike, sepse është shumë i pjekun, por nuk kisha dashtë njëherë, sa i përket anës teme asnjëherë nuk flas për martese, është Keithi ai që bën plane. Nuk dëshiroj me mendu unë atë anë, jam shumë rehat kështu qysh jam, jemi në fillimet e lidhjes për momentin është gjithçka perfekt, në qershor që i bëjmë 1 vit bashkë, largësia aspak nuk na pengon vetëm e ka bë më të fortë e ma të fuqishme lidhjen. Nuk mundem me thonë që nuk është xheloz, është xheloz”, tha Matoshi.