Në aksidentin e mbrëmshëm në Gllogjan të Pejës, pa shenja jete kishte mbetur Adriatik Krasniqi.
Vdekjen e 11 vjeçarit e kishte konstatuar mjeku në spitalin rajonal të Pejës.
Familja tashmë ka njoftuar se varrimi i djaloshit do të bëhet në fshatin Vranoc, në orën 14:00.
Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:21 minuta. Policia ka dhënë detaje duke sqaruar se rasti ka qenë vetë aksident, meqë vetura nuk i ishte përshtatur kushteve rrugore.
Makina kishte rënë në një kanal të ujitjes dhe më pas është rrokullisur në një livadh. Aty janë lënduar pesë persona, ndërsa i vdekur kishte mbetur Adrian Krasniqi.