Adriatik Llalla përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia

Tiranë | 08 Mar 2018 | 17:33 | Nga

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, për të paktën 15 vitet e ardhshme.

Ka qenë një Komision i Pavarur i Kualifikimit që ka marrë këtë të enjte vendimin për ish-kreun e organit të akuzës.

Në vendimin e zbardhur bëhet e qartë se procesi i rivlerësimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla është ndërprerë dhe se për 15 vite ai nuk do të mund të rikandidojë.

“Ndërprerja e rivlerësimit pasi Llalla dha dorëheqjen nga e drejta për të ushtruar detyrën e magjistratit. Pas dorëheqjes, Adriatik Llalla humbet të drejtën për t’u emëruar për 15 vjet”, thuhet në vendim.

Konkretisht, ai nuk mund të emërohet me gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtar i KLP apo inspektor i lartë i drejtësisë.

Më herët Llalla hoqi dorë nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar Apeli, siç parashikon ligji për një ish-prokuror të përgjithshëm. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të ambasadorit amerikan, i cili në një postim në “Twitter” kujtoi se askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë. Ish-prokurorit iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi dyshohet se është i implikuar raste të mëdha korruptive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme