Aeroporti i Nishit ka nisur një fushatë reklamimi edhe në Republikën e Kosovës.
Një billbord gjigant është vendosur te “Qafa” në Prishtinë ku u kërkohet apo u sugjerohet kosovarëve që të udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti me çmime të lira.
Por është absurde të reklamohet ky aeroport, ku kosovarëve nuk u njihen pasaportat nga ky vend dhe numri i atyre që mund të lëvizin nëpërmjet Nishit është vetëm nëse kanë dy shtetësi, raporton Indeksonline.
Sipas të dhënave në billbord, çmimet nisin nga 10 euro për disa nga destinacionet si në Gjermani, Zvicër e Itali. Në këtë vend operojnë kompanitë si Wizzair, Germania, Swiss dhe Ryanair.