Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se do mbaj konferencë për medie.
Konferenca do mbahet në zyrat e Selisë Qendrore, sipas njoftimit të kësaj partie.
‘’ PDK mban sot konferencë për media në ora 17:00. I pranishëm do të jetë Kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj. Konferenca do të mbahet në zyrat e Selisë Qendrore.’’
Kujtojmë se zgjedhjet për të parin e partisë pritet të mbahen të shtunën (3 korrik), ndërsa kandidatura publike deri tani për këtë post është bërë nga Memli Krasniqi, kurse sot deri në ora 17:00 është afati i fundit për të gjithë anëtarët e kësaj partie që duan ta bëjnë publike kandidimin e tyre.