Afera e 53 milionë eurove: Lekaj në udhëtim zyrtar, shtyhet seanca me kërkesë të avokatit Damati

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 14:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak se ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është angazhuar në një udhëtim zyrtar për nevoja zyrtare partiake, është shtyrë seanca e paraparë për të premten, në rastin ku ai dhe tre të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Ekonomia Online.

Mungesën e të akuzuarit Lekaj, e ka arsyetuar mbrojtësi i tij, avokati Musa Damati, i cili tha për Ekonomia Online se e njoftoi gjykatën se i mbrojturi i tij ka dorëzuar dy parashtesa në bazë të së cilave me prova mbështetëse ka arsyetuar dhe ka paralajmërua mungesën e tij në këtë seancë.

“Seanca e sotme në rastin e aferës së 53 milionë eurove, e cila është planifikuar që të mbahet pranë gjykatës Themelore në Prishtinë, është shtyrë dhe atë me kërkesën time si avokat mbrojtës i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, me arsyetimin se klienti im më ka njoftuar se është i angazhuar për nevojat e subjektit të tij politik në disa vizita zyrtare jashtë vendit, përkatësisht vizitat e ndryshme evropian, në Vjenë, Hagë dhe Londër”.

“Andaj edhe në bazë të këtij arsyetimi është aprovuar kërkesa e mbrojtjes së ish-ministrit Pal Lekaj, dhe seanca e radhës është shtyrë për muajin shkurt të vitit 2023”, tha Damati.

Të ngjashme