Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës janë vrarë 15 kadetë ushtarakë

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 17:20 | Nga

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se nga një sulm vetëvrasës janë vrarë së paku 15 kadetë afganë dhe katër të tjerë janë plagosur, derisa ata largoheshin nga një qendër stërvitëse ushtarake në kryeqytetin Kabul, sot pasdite.

Zyrtari i lartë policor në Kabul, Mohammad Salim Almas, tha se autoritetet e rendit i kanë filluar hetimet për këtë sulm me bombë, që ndodhi në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por militantët talibanë në të kaluarën, kanë qenë të përfshirë në sulme të ngjashme kundër forcave të sigurisë afgane.

Ky është sulmi i pestë këtë javë kundër forcave të sigurisë afgane.

Më vdekjeprurësi ishte sulmi i pardjeshëm në Kandahar, me ç’rast janë vrarë afro 50 ushtarë afganë në një bazë të forcaave të Afganistanit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme