Afganistani shpërndan bukë falas për 250 mijë familje pas rritjes së çmimeve

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Afganistanit ka filluar të shpërndajë bukë falas për qindra mijëra njerëz në mbarë vendin për shkak të mungesës së furnizimit gjatë pandemisë dhe rritjes së madhe të çmimeve.

Më shumë se 250,000 familje në kryeqytetin kabul filluan t’i marrin nga dhjetë bukë falas në ditë gjatë fazës së parë të projektit.

Presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani, tha se programi për shpërndarjen e bukëve është duke u zbatuar edhe në qytetet e tjera pasi rritja e çmimeve e ka goditur njërin prej vendeve edhe ashtu më të varfra në botë, ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri.

Rritja e çmimit të produkteve ushqimore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është goditje e rëndë për vendin që po vuan nga konflikti mes talibanëve dhe forcave qeveritare e ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani, në Afganistan janë regjistruar 3,224 raste të koronavirusit dhe 95 të vdekur, shkruan “Reuters.

Të ngjashme