Afishet e fundit, një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj paqes në veri

Prishtinë | 20 Nën 2024 | 14:55 | Nga Radmir Dimić

Në emër të Kosovës multietnike evropiane, e dënoj ashpër provokimet e fundit serbe që ndodhën në veri të Kosovës. Afishet, të cilat, siç dukej, u shfaqën me mbishkrimin “Ja ku jemi për Krishtlindje”, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj paqes në këtë pjesë të Kosovës dhe kanë për qëllim destabilizimin e gjendjes politiko-sigurisë dhe ngritjen e pasigurisë mes qytetarëve lokalë.

Nuk është e rastësishme që këto gjëra ndodhin, pothuajse menjëherë pas fitores së Trump-it, për shkak se shumë serbë nga “bota serbe”, të dehur nga suksesi i Trump-it, janë të bindur që me ndihmën e tij do ta kthejnë Kosovën në Serbi.

Prandaj edhe të gjitha këto afishe të ngjitura në hyrje të ndërtesave, shtyllave, vitrinave të dyqaneve dhe fasadave, me shkrime të bëra me dorë sipas diktateve nga Beogradi, ku për çdo hap mund të shihen rreshta me mbishkrimet “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” dhe të dëgjohet jehona e grupeve ulëritëse që brohorasin parulla fyese dhe kërcënime ndaj Kosovës.

E gjithë kjo mund të jetë pjesë e një skenari për nxitjen e përplasjeve të reja të mundshme dhe kaosit në katër komunat e veriut të Kosovës, ku Albin Kurti, pas sulmit terrorist në Banjskë, me energji dhe sovranitet ka vendosur rend dhe sundim të ligjit.

Natyrisht, terroristët e mundur dhe kriminelët e dëbuar nuk janë pajtuar me këtë, dhe për këtë arsye, të nervozuar, gjithnjë e më shumë, përmes eksponentëve të tyre, përmes veprimeve të tilla dhe të ngjashme, duan të tregojnë se ata, në bashkëpunim me forcat politike nacionaliste serbe dhe shoviniste, nuk kanë hequr dorë nga Kosova dhe nga rrënimi i sovranitetit të saj.

Në këtë kontekst, nuk përjashtohet mundësia që, në përhapjen e këtij narrativi nacionalist serb, veçanërisht për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, më 9 shkurt 2025, të jenë përfshirë edhe Lista Serbe (SL), e cila me këtë mënyrë dëshiron të kthehet përsëri në skenën politike të Kosovës.

Ajo që dua t’u them serbëve të Kosovës është që të mos bien pre e këtyre truqeve të lira parazgjedhore dhe blasfemive politike të Listës Serbe, e cila po përhap mes tyre frikë.

Po ashtu, dua t’i bëj thirrje qeverisë së Kosovës që të mbetet e qetë dhe e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe unitetit të qytetarëve.

Të ngjashme