Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka votuar në vendlindjen e tij.
Ai ka uruar që procesi i votimit të jetë i qetë, demokratik dhe qytetarët të dalin masovikisht “për të vendosur për një të ardhme sa më të mirë për ta dhe familjet e tyre”.
“Le të fitojë më i miri, le të fitojë Ferizaj”, ka shkruar Aliu në faqen e tij në Facebook.