Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e ka nisur mëngjesin me një kafe dhe bisedë të përzemërt me mjekët pensionistë të qytetit.
Ai i quajti ata “plejada e artë e shëndetësisë ferizajase” dhe vlerësoi kontributin e tyre të çmuar për komunitetin, duke theksuar rolin e tyre në ndërtimin e identitetit të Ferizajt.
“Kafen e mëngjesit e nisa sot me mjekët e plejadës së artë të shëndetësisë ferizajase, mjekët në pension por që me punën e kontributin e tyre i dhanë e po i japin shumë Ferizajt e identitetit tonë, ku patjetër edhe biseda e përzemërt gjithmonë shijon”, ka shkruar ai.