Agim Krasniqi shërohet nga Covid-19, falënderon mjekët e Klinikës Infektive

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri i Financave është shëruar nga Covid-19.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar mjekët e Klinikës Infektive për kujdesin.

Postimi i plotë i tij:

Falenderim i madhë për ekipin mjekësor të Klinikës Infektive!

Me datën 7 Prill me familje rezultuam pozitiv me COVID-19. Pas izolimit disa ditësh në shtëpi dhe tajtimit ne QMF-4 dhe qendren e COVID –it ne Emshire u detyruam per arsye të përkeqësimit të gjendjes shëndetsore times dhe Flutres te shtrihemi në Kliniken Infektive për 14 ditë. Gjatë kësaj kohe në ndihmë na ka dalë familja dhe miqte e shumtë të cilët dua t’i falenderoj pa masë.

Mbi të gjitha kësaj radhe dua ta falenderoj tërë ekipin mjeksor të Klinikës Infektive për kujdesin ndaj nesh dhe ndaj gjithë pacienteve tjerë. Të jeni të sigurtë se me netë te tëra kam parë këtë personel duke qëndruar pa fjetur kurr dhe me mirësjelljen më të lartë profesionale e njerëzore janë gjendur prane nesh.

Shëndet për ju dhe familjet e juaja!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme