Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.
Veliu tha se liria e shprehjes dhe puna e gazetarëve duhet të respektohet.
“Pavarësisht deklaratave dhe mendimeve ndonjëherë jo të pranueshme për të gjithë ne, e dënoj ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Liria e shprehjes dhe punës së gazetarëve duhet respektuar dhe mbrojtur si vlerë demokratike për shoqërinë dhe vendin tonë”.
Reagimi i plotë:
Pavarësisht deklaratave dhe mendimeve ndonjëherë jo të pranueshme për të gjithë ne, e dënoj ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Liria e shprehjes dhe punës së gazetarëve duhet respektuar dhe mbrojtur si vlerë demokratike për shoqërinë dhe vendin tonë.
Do të angazhohem maksimalisht që sulmet e tilla ndaj gazetarëve të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë institucioneve të sigurisë që sa më shpejtë të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast.