Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të organizojë stërvitje me njësitet për kërkim-shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
Pjesëmarrës në këtë ushtrim do jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.
Hapja e këtij ushtrimi do të bëhet të shtunën, duke filluar nga ora 11:00 dhe do të zgjasë dy ditë. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh, pra aktivitet ditor dhe brenda natës, thueht në njoftimin e MPB-së.
Ushtrimi do të mbahet në Liqenin e Badovcit, te rruga që shpie te kopshti “Ariu” Badovc.