Agjenti i Facebook-ut arrin në Maqedoni, në kërkimin rreth lajmeve të rrejshme

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 13:45 | Nga

Çështja e lajmeve të rrejshme të shpërndara në SHBA gjatë fushatës së fundit presidenciale, lajme këto që u konfirmua se shpërndaheshin nga Velesi i Maqedonisë, ka bërë që këtë qytet ta vizitoj një punëtorë i Facebook.

Murtadha Al-Tameemi, inxhinjer softuerik, tregon rreth qëndrimit të tij në Maqedoni, si edhe vizitës së veçantë që ia ka bërë qytetit të Velesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se ka ardhur në Maqedoni pa patur asnjë dijeni për këtë vend, duke mos ditur as si ta shqiptoj emrin e Shkupit, mirëpo thekson se ka hasur në mirësjelljen e popullit, edhe pse vendi përmendet si prodhues i lajmeve të rreme dhe ka nxitje për në ISIS.

Al-Tameemi ka qëndruar tre ditë në Maqedoni në një punëtori me shoqërinë civile. Në ditën e parë inxhinjeri i Facebook ka takuar tre gra që janë marrë me zhvillimin e një programi për viktimat e ngacmimit, që njihet si bulizëm, si edhe gazetarë të cilët synojnë një qasje të bazuar në fakte për gazetarinë.

Në ditën e dytë, Tameemi ka vizituar Velesin ku ka takuar një person i cili hapur ka pranuar se ka qenë i paguar për të krijuar më shumë se 100 faqe interneti, që tani publikon lajme senzacionale që shënjestërojnë utrakonservatorët në SHBA.

Krijuesi i faqeve të internetit është treguar moskokçarës për ndikimin e keq të punës që bën, duke e krahasuar me programerët e Facebook, edhe pse e ka konsideruar si diçka joetike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme