Fekir vazhdon të jetë caku i Liverpoolit, por negociatat ende nuk kanë filluar me Lyonin.
Këtë e ka konfirmuar, Jean-Pierre Bernes, agjenti i Nabil Fekir, duke mohuar zërat se lojtari që do të përfaqësojë Francën në Kupën e Botës, është afër t’i kryejë testet mjekësore me ekipin e dytë më të mirë në Evropë.
Fekir ka shënuar 18 gola në Ligë sezonin e kaluar, kur Lyoni përfundoi në pozitën e tretë, pas Monacos dhe kampionit, Paris Saint-Germain.
“Bisedimet me Liverpoolin do të ndodhin vetëm atëherë kur të jetë një marrëveshje me Lyonin dhe kur Jean-Michel Aulas të japë dritën e gjelbër”, tha ai për “Le Progres”.
“Ekziston interesimi i Liverpoolit, por asgjë nuk është realizuar. Afati kalimtar është i gjatë dhe edhe klube tjera mund të interesohen”.