Agjenti Mino Raiola ia ka ofruar Paul Pogban Paris Saint-Germainit, raporton Daily Mail.
Mediat britanike raportojnë se Paul Pogba do të largohet nga Manchester Unitedi në verë pasi marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinhon është përkeqësuar këtë sezon.
Edhe vetë Mourinho është i gatshëm ta lërë francezin të largohet nga gjiganti anglez.
Por, PSG-ja mund të mos jetë në gjendje ta përballojë blerjen e Pogbas, pasi klubi francez është duke u përballur me akuza për shkelje të rregullave të Financial Fair Play të UEFA-s.