Agjenti: Real Madridi ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë eurosh për Asension

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 08:56 | Nga

Real Madridi ka hedhur poshtë dy oferta prej 150 milionë eurosh për Marco Asensio, sipas agjentit të mesfushorit spanjoll.

Asensio, 22 vjeç, filloi vetëm 19 nga 32 paraqitjet e tij në La Liga këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola.

Spanjollja nënshkroi kontratë të re me Realin vitin e kaluar, duke e zgjeruar marrëveshjen e tij deri në vitin 2023, me një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh.

Agjenti i tij, Horacio Gaggioli, tha të enjten mbrëma se kishte pasur një interes të rëndësishëm nga Liga Premier në Asensio, por që Reali i ka refuzuar.

“Madridi ka marrë dy oferta për Marco Asension, deri në 150 milionë euro, por klubi i ka refuzuar”, ka thënë fillimisht Gaggioli për Cadena SER.

“Ai ka një të ardhme të jashtëzakonshme”.

“Ju mund të imagjinoni se ato oferta vijnë nga Anglia, sepse ata mund ta përballojnë atë pa asnjë problem”.

“Ata madje mund të ngritin edhe më shumë ato oferta”, përfundoi agjenti i mesfushorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme