Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën e përdorur nga ish-gazetari, tani deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ndaj gazetarëve Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga Insjader.
“Gjuha akuzuese e përdorur nga deputeti Milaim Zeka nuk përkon me punën dhe misionin që ka një deputet”, thuhet në reagim.
AGK-ja konsideron se deputeti Zeka duhet të përfaqësojë dënjësisht interesin qytetarë e jo të shndërrtohet në akuzues të mediave dhe gazetarëve në vend.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga deputeti në fjalë që t’i ndalojë akuzat ndaj ish-kolegëve gazetarë dhe të angazhohet në vendosjen e raporteve profesionale me ta”.