AGK denon sulmin ndaj RTK-së

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 09:40 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin me bombë dore ndaj Radio Televizionit të Kosovës.

Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera që ta hetojnë me urgjencë këtë rast në mënyrë që të gjinden autorët.

Ky sulm është veprim kriminal dhe duhet të sanksionohet.

Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës.

Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga ky sulm.

Sulme të tilla kanë për qëllim ushtrimin e presionit dhe frikës mbi gazetarët, por institucionet e sigurisë nuk duhet që ta lejojnë një gjë të tillë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme