AGK e dënon “bllokimin” e Kuvendit për gazetarë

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 14:08 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një komunikate për media ka dënuar ‘bllokimin’ e Kuvendit për gazetarë.

AGK, thotë se zhvillimet politike, çfarëdo qofshin ato nuk bënë të shtyjnë asnjë institucion që t’i bllokojë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre.

“Dhjetëra gazetarë nuk janë lejuar që të përcjellin nga afër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Pjesëtarët e sigurimit ua kanë pamundësuar gazetarëve lëvizjen nëpër hapësirat e kuvendit gjë që paraqet problem serioz për gazetarët në informimin e drejt të qytetarëve.

Zhvillimet politike, çfarëdo qofshin ato nuk bënë të shtyjnë asnjë institucion që t’i bllokojë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre.

Ky veprim nuk bënë të përsëritet asnjëherë ndryshe do të këtë organizim të komunitetit tonë në kundërshtimin e këtyre veprimeve”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave.

Të ngjashme