AGK: Një gazetare është sulmuar në Brezovicë, Policia ta trajtojë me prioritet rastin

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bën të ditur se një gazetare është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar, teksa po raportonte nga Brezovica.

Sipas AGK-së, në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon gazetarja Rinë Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë.

“Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera. Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Me këtë rast, AGK-ja i ka bërë thirrje Policisë që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet.

Të ngjashme