Agron Kuqi: Votat e diasporës do ta bëjnë ndryshimin e madh në Junik

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Të dielën u mbajt rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në disa komuna pati rezultat shumë të ngushtë në mes të kandidatëve.

Në komunën e Junikut ishin në garë kandidati i AAK-së, Agron Kuqi dhe ai i LDK-së, Ruzhdi Shehu.

Dallimi në Junik është vetëm 29 vota më shumë për Shehun e LDK-së.

Të martën pritet të numërohen votat e ardhura nga diaspora dhe këto do ta vendosin përfundimisht se kush do të udhëheqë me Junikun në katër vjetët e ardhshme.

KQZ-ja nga votat e diasporës ka pranuar 670 fletëvotime për komunën e Junikut.

Front Online ka kontaktuar me kandidatin e AAK-së, Agron Kuqin i cili tha se është optimist se me votat e diasporës do të dal fitues.

“ Po jam optimist se do të kalojmë me votat e diasporës”, ka thënë Kuqi për.

Agron Kuqi i AAK-së  ditën e djeshme tha se nuk e pranon rezultatin ku kundërkandidati i tij doli i pari sipas rezultateve preliminare.

I pyetur nëse se pse nuk ka vepruar sikur kandidatët në komunat e tjera, tha se nuk e pranon rezultatin e tanishëm pasi janë votat me kusht ato që do ta bëjnë ndryshimin e madh siç e quan në rezultate.

“Jo derisa nuk janë numëruar një numër i konsiderueshëm i votave të cilat e bëjnë ndryshimin e madh në komunën e Junikut, nuk do ta uroj”, ka thënë ai.

Kurse pas numërimit të këtyre votave tha se do ta pranoj rezultatin çfarëdo qoftë ai edhe nëse del humbës.

“Po patjetër që do ta pranoj”, ka thënë ai.


Të ngjashme