Procesi i rinumërimit të mbi 1 mijë vendvotimeve është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.
Megjithatë siç ka treguar koordinatori i QNR’së, Burim Ahmetaj, do të rinumërohen vetëm 1 mijë e 407 vendvotime dhe jo 1 mijë e 472 siç është thënë me herët në vendimin e PZAP-së.
Ai ka thënë se ” Kjo ka ndodhur për shkak se nga numri i përgjithshëm të vendovtimeve që PZAP ka marrë vendim për rinumërim, 38 vendvotime janë shënuar nga dy herë, 18 nga vendvotimet janë rinumeruar më herët dhe 7 prej tyre nuk korrespodojnë me vendvotimet qe i kemi në Qendër”, shkruan Express.
Ai ka thënë se kanë kërkuar sqarime nga PZAP si si të veprohet me 18 vendvotimet që janë rinumëruar një herë dhe gjithashtu edhe për 7 prej tyre që nuk korrespodojnë me vendvotimet që gjenden në QNR.