Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë një pasqyrim të situatës ekonomike në Shqipëri gjatë një bashkëbisedimit me gazetarë.
Ai tha se ky është viti i parë elektoral me suficit buxhetor. Ai është shprehur se, qëndrimi i PD për një taksë të sheshtë prej 9 për qind ka në themel rrënimin e qytetarëve.
Ndërsa taksa progresive është një përpjekje serioze për të ulur pabarazinë, ka theksuar Ahmetaj. “Kemi lënë mbrapa një krizë të rëndë të ekonomisë. Ishin shkatërruar themelet e shtetit, respektimi i ligjit, pagesa e taksave”, theksoi ministri i Financave.
Ai ka shtuar se, reforma në drejtësi ka për të qenë një instrument për të çliruar potencialin ekonomik.