Në mbledhjen e thirrur urgjente të Kuvendit Komunal të Prishtinë për propozim vendimin e rishikimit të buxhetit për këtë vit nuk është prezent kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.
Për mungesën e tyre kanë reaguar opozita në Kuvendin Komunal duke thënë se është e panatyrshme të diskutohet për rishikim të buxhetit kur kryetari dhe nënkryetari nuk janë prezent.
Mbledhja urgjente për rishikimin e buxhetit për vitin 2017 është thirrur ngase sipas kryesuesit të Kuvendit Halim Halimi sot është afati i fundit për dorëzimin e propozimeve për ndryshime të buxhetit në Ministrinë e Financave.