Ahmeti: E paralajmërova Zemajn se do të rritet numri i të infektuarve, nuk më besoi

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tregon se çfarë ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, në ditën kur Kosova i kishte 150 raste në ditë.

Ahmeti tha se e ka paralajmëruar Zemajn se pas 5 ditësh numri i të infektuarve do të arrijë deri në 600.

“Unë i thashë për 5 ditë kemi me i pas 600 raste Zemaj tha më të keqen e kemi kalu në muajin gusht”, tha Ahmeti në Klan Kosova.

Ai po ashtu propozoi për një masë të re duke thënë se nëse Kosova mbyllet për një javë atëherë do të ndikonte që numri i të infektuarve të bie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme