Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se janë duke u sanuar të gjitha problemet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të cilat ndodhën para pak orësh në kryeqytet.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është angazhuar qendra emergjente e thirrjeve për të pranuar telefonata nga qytetarët të cilët janë duke u përballur me problemet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Ahmeti madje ka arsyetuar gjithë këtë problem se gypat nuk mundën të përballojnë gjithë gjendjen pas të reshurave të mëdha të shiut:
”Për një periudhë shumë të shkurtër ishte një sasi e tepër e ujit. Tani jemi duke sanuar problemet”.
”Kemi një depërtim uji edhe në shkollën ”Ismail Qemali”.
”Këtë sasi të tillë të ujit nuk do të mund ta përballonte asnjë gyp”.
”Nganjëherë na duhet të presim që të ndalojë sasia e ujit”.
”Për një periudhë shumë të shkurtër janë duke u trajtuar të gjitha problemet”.
”Kur kemi të bëjmë me sasi të tilla të reshurve, e pamundur do të ishte të përballohej nga gypet”.