Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion nga organizata për hulumtim analitik në fushën për politikë të jashtme “Atlantic Counsil”.
Delegacionit i printe zv.presidenti ekzekutiv, Damon Wilson, ish-drejtor për Evropë në Këshillin Nacional Amerikan, si dhe ish-drejtor i Zyrës së Sekretarit Gjeneral të NATO-s.
Në këtë takim u diskutua mbi situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë.
Sipas një komunikate nga Komuna e Prishtinës, Ahmeti i njoftoi mysafirëve “për qeverisjen e mirë në Prishtinë, transparencën radikale, si dhe luftën kundër krimit korrupsionit dhe nepotizmit si parakusht për funksionim të drejtë dhe funksional të administratës dhe institucionit në përgjithësi”.