Ahmeti: Marrëdhënia me SHBA-në ka filluar të eskalojë, duhet të qëndrojmë pranë Haradinajt

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 12:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkënegociatori i Ekipit të Dialogut,Shpend Ahmeti, pas takimit me krerët shtetëror ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për platformën derisa zyrtarisht tha se do të dorëzohet të premten,raporton Ekonomia Online.

Tutje Ahmeti ka thënë se në platformë nuk përfshihet korrigjimi i kufijve.

Ai tha se është diskutuar edhe për letrën e dërguar nga SHBA-të lidhur me heqjen e taksës.

“Ishin dy tema, kryetari ika thirr në takim krerët dhe ekipin ku janë diskutuar çështjet përfundimtare për platformën dhe letra e Amerikës. Pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht. Nuk pati ndonjë diskutim kështu që të ketë mospajtime ndërsa në pjesën tjetër ishte njoftimi i kryetarit të Kuvendit se a e kanë parë  letrën e dërguar nga SHBA”, tha Ahmeti.

“Nuk ka befasi, mbesim besnik ndaj kushtetutës ashtu siç është. Jo nuk përfshihet korrigjimi i kufijve absolutisht jo. Nuk jemi të fortë karshi të tjerëve, nëse s’ka dakordancë mes krerëve të institucionit. Ky është vendim i qeverisë, nuk duhet ta lemë kryeministrin vetë në këto tema nacionale. Është e qartë se ka filluar të eskaloj marrëdhënia me SHBA-në mirëpo nuk e besoj që do të prishen për shkak të taksës”, tha ai.

Ahmeti tha se nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me qëndrimin e Haradinajt për taksën, raporton EO.

“Nuk mendoj se ka ndryshuar diçka as në qëndrimin e kryeministrit për taksen e vendosur. Dje kemi pasur takim 4 orë, kemi pasur detyrë që të përfshihen të gjitha komentet dhe sot do të takohemi ta shohim a është drafti final”, tha ai.

Të ngjashme