Ahmeti: Në Veternik e Mat po ndërtohen 33 rrugë

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 11:48 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se aktualisht janë duke i 33 rrugë në lagjet Veternik dhe Mati I. Vlera e investimeve është gati 400 mijë euro.

“Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave është në zbatim e sipër të kontratës në vlerë prej 390 373 euro për ndërtimin e 33 rrugëve në lagjet Veternik dhe Mati I”, ka shkruar Ahmeti, në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar dhe fotografi nga punimet.

Sipas tij, deri më tani, mbi 70% të punimeve kanë përfunduar, dhe shume shpejt pritet realizimi i plotë i kësaj kontrate.

rruge-punime1 rruge-punime2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme