Ahmeti: Nuk mund të ketë ”Orë Policore” pa Gjendje të Jashtëzakonshme

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka thënë se,“Nuk bën Orë Policore pa Gjendje të Jashtëzakonshme”

Tahiri, përmes një postimi në facebook, deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme duhej të shpallej para një jave.

Sipas tij, së pari Gjendja e Jashtëzakonshme, pastaj bashkë me të edhe Ora Policore.
Jo anasjelltas, sepse është gabim konceptual, ligjor dhe përmbajtësor.

Postimi i Plotë:

Nuk bën Orë Policore pa Gjendje të Jashtëzakonshme

Kosova, tashmë, u vonua me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Është dashur të shpallet javën e kaluar.
Tash kur u propozua Ora Policore, është e qartë se është gabuar renditja e masave.
Së pari Gjendja e Jashtëzakonshme, pastaj bashkë me të edhe Ora Policore.
Jo anasjelltas, sepse është gabim konceptual, ligjor dhe përmbajtësor.

Shëndeti i qytetarëve mbrohet duke zbatuar izolimin nëpër shtëpi. Kjo nuk arrihet plotësisht përmes thirrjeve publike, por me Gjendje të Jashtëzakonshme.

Të ngjashme