Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, shitjen e Audi Q7-shit, e ka cilësuar si simbolike e me mesazh të qartë.
Sipas tij kjo veturë luksoze përfaqësonte atë që nuk duhet të jetë në sektorin publik, prandaj shitja e saj, siç thotë Ahmeti, duhet shërbyer si mesazh që të mos blihen më vetura të tilla.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua.
Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë.
Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blihen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet.