Komunën e Prishtinës e vizitoi sot nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard, bashkë me Ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert. Ata u pritën nga Kryetari Shpend Ahmeti, Nënkryetari Selim Pacolli, si dhe drejtorët Muhedin Nushi dhe Yll Rugova.
Përgjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në sektorin e kulturës. Kësisoj, do të marrim shembuj të mirë nga Parisi si për mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, ashtu edhe për shfrytëzimin e hapësirës publike për projekte të ndryshme kulturore.