Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vlerësuar se Kosova ende nuk e ka kaluar valën e parë të Coronavirusit.
“Po quhet vala e dytë, nuk mund të jetë valë e dytë pa përfunduar vala e parë. Nuk ka përfunduar vala e partë dhe tani kemi një përhapje dhe Prishtinë prinë me numra. Atë që e kam thënë unë: Është matje e pasaktë! Prishtina ka 12 mijë teste për dy javë që do të thotë se nuk po e krahasojmë më numrin e rasteve”.
“I kam thënë Zemajt se njerëzit kanë menduar se po i kundërshtoj masat, por unë i kundërshtoj masat qesharake. Nuk është vetëm Prishtina keq por e gjithë Kosova. Nga 800 raste sot në Kosovë 350 janë në Prishtinë. Këto numra do të vazhdojnë sepse masat janë hajgare”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti në KlanKosova ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte mbyllja totale.
“Të shkojmë në mbyllje totale për një javë në gjithë vendin, o të mos bëjmë hajgare me këto masa”.
“Nuk ka kuptim që dikush i Kaçanikut të mos mund të vjen në Prishtinë në 07:00 e mund të shkojë në Shkup”.
Ahmeti ka theksuar se Prishtina ka qenë respektuesi më i madh i masave nga fillimi i COVID-19.
“Nuk kam bërë thirrje për mosbindje të masave. Do t’i respektojmë edhe më tutje”, tha ai.