Ekonomia Online
FUNDIT

Ahmeti: Qytetari i rënduar me kredi, e qeveria si “shpëtimtare” me subvencione

Ahmeti: Qytetari i rënduar me kredi, e qeveria si “shpëtimtare” me subvencione

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rritjen e kredive, sidomos atyre të ekonomive familjare për 17 për qind, duke e vlerësuar si një rritje enorme dhe brengosëse. “Gjatë vitit të fundit, kreditë në banka janë rritë mbi 15 përqind. Vetëm të ekonomive familjare (shpenzimet bazike) janë rritur rreth 17 për qind. Kjo është rritje […]

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rritjen e kredive, sidomos atyre të ekonomive familjare për 17 për qind, duke e vlerësuar si një rritje enorme dhe brengosëse.

“Gjatë vitit të fundit, kreditë në banka janë rritë mbi 15 përqind. Vetëm të ekonomive familjare (shpenzimet bazike) janë rritur rreth 17 për qind. Kjo është rritje enorme dhe brengosëse. Inflacioni që nuk eshtë përcjellur me rritje pagash ka mbushur buxhetin e ka zbrazur xhepat”, ka shkruar Ahmeti në platformën “X”.

Ahmeti theksoi se inflacioni është mënyra më e shpejtë e transferimit të parave nga qytetarët tek shteti.

“Kam potencuar shumë herë gjatë muajve të fundit që inflacioni është mënyra më e shpejtë e transferimit të parave nga qytetarët te shteti. Kësisoji, xhepat zbrazen dhe me ato para që ju kanë marrë, të njëjtëve i jepen si lëmoshë përmes subvencioneve. E dëmshme dhe e rrezikshme! Qytetarin e bën të rënduar me kredi, lypës e të varur nga shteti, e qeverinë si shpëtimtare me subvencione në festa e kriza politike. Zatën, në intervistat e shumta me qytetarë kalimtarë, përgjigja me e shpeshtë në pyetjen se çka presin nga e ardhmja është pensioni/subvencioni”, ka shkruar tutje Ahmeti.

Gjatë vitit të fundit, kreditë në banka janë rrit mbi 15 përqind. Vetëm të ekonomive familjare (shpenzimet bazike) janë rritur rreth 17 përqind. Kjo është rritje enorme dhe brengosëse. Inflacioni që nuk eshtë përcjellur me rritje pagash ka mbushur buxhetin e ka zbrazur xhepat.

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 16, 2024

Kam potencuar shumë herë gjatë muajve të fundit që inflacioni është mënyra më e shpejtë e transferimit të parave nga qytetarët tek shteti. Kësisoji, xhepat zbrazen dhe me ato para që ju kanë marr, të njejtëve i ipen si lëmoshë përmes subvencioneve. E dëmshme dhe e rrezikshme!

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 16, 2024

Qytetarin e bën të rënduar me kredi, lypës e të varur nga shteti, e qeverinë si shpëtimtare me subvencione në festa e kriza politike. Zatën, në intervistat e shumta me qytetarë kalimtarë, përgjigja me e shpeshtë në pyetjen se çka presin nga e ardhmja është pensioni/subvencioni.

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 16, 2024

Të ngjashme