Ahmeti: Realizohet projekti “Bllok pas Blloku” në Kodrën e Diellit

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 13:58 | Nga

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar për zbatimin e projektit “Bllok pas Blloku” në lagjen “Kodra e Diellit”.

Përmes një postimin në Facebook ai ka thënë se në këtë projekt janë paraparë hapësira për rekreacion e aktivitete sportive, transmeton Ekonomia Online.

“Ka filluar implementi i projektit “Bllok pas Blloku” në lagjen Bregu i Diellit. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës urbane dhe përmirësimin e hapësirës publike përmes krijimit të një vendi të qëndrueshëm social dhe miqësor ndaj mjedisit, krijimin e një hapësire publike me shumë funksione që do të ndërthur hapësira për socializim (takime, tubime, shëtitje, pushim etj), rekreacion pasiv dhe aktiv (jogging, vrapim, patinazh, lojëra, ushtrime, etj), përdorimin e gjelbërimit të formave të ndryshme (të ulëta, të mesme dhe të larta) në favor të ofrimit të një mjedisi të gjelbëruar dhe të rehatshëm”.

“Ky projekt është financuar në bashkëpunim me UNHABITAT-in. Vlera e projektit është 166.274.11€, ndërkaq plani dinamik parasheh që projekti të kryhet brenda 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti.

Image may contain: sky and outdoorImage may contain: one or more people, sky and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme