Ahmeti thotë se rritja e numrit të rasteve me Coronavirs është shqetësuese

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me Covid-19 janë vazhdimisht në rritje dhe kjo është shqetësuese.

Sipas tij, mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm”.

“Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave”.

“Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”.

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/3432578943453971
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme