Ahmeti “thumbon” LDK-në dhe PDK-në: Ka pasur qeveri që me 85 deputetë s’ka marrë vendime

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 19:52 | Nga Bashkim Bekolli

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partine Demokratike të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Ai duke iu referuar qeverisë se udhëhequr nga këto dy parti ka thënë se Kosova ka pasur edhe qeveri që është përfaqësuar nga 85 deputetë, por për të cilën tha se është frikësuar edhe nga vetvetja.

“Kemi pasur Qeveri që kanë  pasur 2-3 të deputetëve, por që nuk ka marr vendime, sepse nuk ka pasur guximin. Një qeveri që ka guxim merr vendime dhe qeverisë ia japin guximin deputetët dhe në këtë listë ka guxim. Nevojitet dija, për  shkak se çdo politikë për shtetin kërkojnë dije. Dhe kjo listë ka kandidatë të dijshëm”, tha ai.

Këto komente Ahmeti i bëri gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë, ku së bashku me Haradinajn folën për listën, të cilën e quajtën “listë të fitores”

Të ngjashme