Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve përfituese të grantit për bizneset e prekura nga COVID-19 që të dorëzojnë dokumentacionet e plotësuara për përfitim të këtyre granteve.
“Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar: – Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët, – Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit – Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror. Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund ta bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!”, ka shkruar ai.