“Ai as për veti s’o, leje mo me të bo diçka” Hysni Gucati zbulon mesazhin që ia dërguan familjarët e Eqrem Avdullahut

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar mesazhi i kërkimfaljes që familjarët e Eqrem Avdullahut ia kanë dërguar familjes së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, pas rastit të kanosjes për të cilin Avdullahu është shpallur fajtor.

Në fotografinë e publikuar shihet një mesazh, për të cilin thuhet se është dërguar nga familjarët e Avdullahut, ku kërkohet falje për komentin kërcënues të bërë ndaj Gucatit.

Në mesazh, një person që prezantohet si djali i të akuzuarit shpreh keqardhje për atë që ka ndodhur dhe kërkon falje në emër të babait dhe familjes së tij, duke theksuar se komenti nuk është dashur të publikohej dhe se edhe vetë familjarët janë ndier të rënduar nga rasti.

“Përshëndetje i nderum, unë në emrin e babës tem që t’ka ofendu me komente të kërkoj sinqerisht falje edhe në emër të vëllezërve t’mi… Besom që edhe mu m’vjen rënd që e kam pa këtë koment…”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar.

Ky mesazh u bë publik në ditën kur Gjykata pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Eqrem Avdullahut, i cili më herët e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të kanosjes ndaj Hysni Gucatit. 

Të ngjashme