Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka publikuar një reagim në të cilin ka bërë pretendime ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me vrasjen e ish-veprimtarit Behajdin Allaqi dhe 244 personave të tjerë.
Përmes një postimi, Geci ka kritikuar deklaratat në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pretenduar se Thaçi ka vrarë Allaqin dhe persona të tjerë.
“Paramendoni, tuli ajrokremi u bë me folë për UÇK-në!… Paramendoni thonë me mburrje se, nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, atëherë je me Milloshin”, ka shkruar Geci.