Ajaxi i njofton skuadrat e mëdha për çmimin e brazilianit Antony

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Antony ka qenë këtë edicion njëri nga më të mirët me Ajaxin.

Sulmuesi brazilian ka shënuar rregullisht e ka asistuar, duke bërë që për të të interesohen skuadrat më të mëdha evropiane.

22-vjeçari në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë duke ngritur edhe çmimin e tij.

Manchester United, Liverpool, Chelsea, Tottenham Hotspur e PSG janë skuadrat e interesuara për transferimin e brazilianit gjatë verës.

Vet futbollisti brazilian i ka bërë të qartë klubit të tij se dëshiron të largohet për të bërë një hap para në karrierën e tij.

Ajaxi është gati ta lejoj largimin e lojtarit dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin duke i njoftuar skuadrat e interesuara për të.

Kampioni në fuqi i Holandës është gati ta lejoj largimin e Antonyt nëse paguhet shuma prej 80 milionë eurove.

Të ngjashme