Industria vendore e qumështit po përballet me sfida, ndërsa prodhuesit paralajmërojnë se vendimet institucionale po rrezikojnë konkurrueshmërinë dhe të ardhmen e këtij sektori, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, ka ngritur shqetësime për trajtimin e prodhuesve vendorë, duke kritikuar veçanërisht vendimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas tij, është paradoksale që një produkt i njëjtë lejohet të importohet në Kosovë, ndërsa prodhuesit vendorë kufizohen në prodhimin dhe eksportin e tij.
Ai paralajmëron se nëse kjo qasje institucionale vazhdon, pasojat mund të shtrihen edhe në sektorë të tjerë të industrisë vendore.
“Ajo çka do të bëjmë sot është të prezantojmë realisht se çka ka ndodhur në realitet dhe do të mundohemi t’i përmendim qytetarit se si një industri e cila është ndërtuar me mund tash e dy dekada është ka tentohet të rrënohet në tërësi nga disa persona të cilët thiren se po e ndërtojnë vendin, por në fakt ata po e rrënojnë çdo ditë vendin. Më falni, do të jem shumë i drejtpërdrejtë në këtë drejtim, sepse është diçka që është ka e prek të gjithë industrinë prodhuese, jo vetëm sektorin e qumështit”, tha Ajvazi.
Sipas tij, institucionet duhet të kenë kujdes në raport me prodhuesit vendorë, pasi vendimet që prekin një sektor mund të kenë pasoja edhe në sektorë të tjerë.
“Ajo çka është duke ndodhë me industrinë e sektorit të qumështit nesër ka me ndodhë edhe me industri të tjera nëse vazhdohet në sistemin e tillë se si po sillet, sillen institucionet e vendit me prodhuesit vendorë, të pasur parasysh që krejt çka kemi bërë ne është të rritim vlerën e këtij vendi. Ne vazhdimisht kemi fjalë e gojën plot prodhim vendor, por në fakt ne jemi rrënuesit r prodhimeve vendore me sjelljet e fundit”, deklaroi ai.
Ajvazi tha se produktet vendore janë përballur me konkurrencën e importeve, ndërsa theksoi se Shoqata e Prodhuesve të Kosovës nuk është kundër importit.
“Këtu para nesh janë disa produkte të cilat janë produkte të cilat prodhuesit vendorë me mund e me shpirt janë munduar me ndalë importin, përkatësisht me zëvendësuar importin tuj konkurruar këtyre produkteve. Ta kemi të qartë që në fillim, si Shoqatë e Prodhuesve të Kosovës nuk jemi kundër importit të produkteve të cilitdo lloj që hyjnë në vendin tonë, mirëpo është e padrejtë ajo se çka është duke ndodhur aktualisht”, tha Ajvazi.
Ai ka kritikuar vendimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë, duke thënë se i njëjti produkt lejohet të importohet, por nuk lejohet të prodhohet në Kosovë dhe të eksportohet.
“Ju që i shihni të gjitha këto produkte, sigurisht në mesin e tyre ka edhe shumë produkte që s’kemi arritur me i sjellë në tavolinë e që shihen çdo ditë në raftet e marketeve tona, të cilat produkte, sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, lejohen të importohen i njëjti produkt, me përbërje të njëjtë identike, lejohet të importohet nëse vjen import, por i njëjti produkt nuk lejohet të prodhohet në vendin tonë e aq më pak edhe të eksportohet nga vendi jonë”, u shpreh ai.
“Prandaj kjo është jashtëzakonisht shumë shqetësuese. Ne e dimë, jemi të vetëdijshëm edhe kemi qenë bashkëpunues me institucionet e vendit për të gjitha kërkesat që i kemi edhe fatkeqësisht kështu edhe jemi rritur si prodhues edhe kemi depërtuar edhe me produkte të tjera në tregun rajonal, Bashkimin Evropian edhe më gjerë”, shtoi Ajvazi.
Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë për të mundësuar depërtimin e prodhuesve vendorë në tregjet evropiane, veçanërisht në sektorin e qumështit dhe produktet me bazë shtazore.
“Tash ka qenë ndoshta edhe detyrë direkte e Ministrisë edhe edhe e institucioneve të vendit me punuar që me u mundësuar këtyre bizneseve, e sidomos sektorit të qumështit dhe të gjitha produkteve me bazë shtazore, me depërtuar në tregun evropian, kur kemi arritur me depërtuar edhe në tregun ballkanik, edhe ato po fillojmë edhe edhe po i ndërpremë”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës theksoi se prodhuesit nuk janë kundër kontrolleve institucionale, duke i konsideruar ato të domosdoshme për garantimin e cilësisë së produkteve.
“Çka po ndodh në realitet në vendin tonë aktualisht? Duhet me e ditë të gjithë qytetarët e këtij vendi: nuk jemi kundër kontrolleve nga institucionet e vendit, përkundrazi, jemi bashkëpunëtorë kryesorë”, deklaroi Ajvazi.
Ai tha se produktet që eksportohen nga Kosova i nënshtrohen kontrolleve dhe verifikimeve për përmbushjen e kritereve të përcaktuara.
“Çdo produkt i Kosovës i cili eksportohet i ka disa certifikata, të cilat analizohen edhe vijnë verifikohen ato fabrika a i plotësojnë ato kritere”, tha Ajvazi.
Duke folur për përdorimin e vajit të palmës, Ajvazi tha se prodhuesit vendorë janë përballur me kërkesa dhe kufizime të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në konkurrueshmërinë e tyre.
“Në ndërkohë vjen një vendim i cili thotë se fillimisht duhet të aplikohet për kompanitë të cilat e përdorin vajin e famshëm që po quhet vaj i palmës, që e kanë bërë, e kanë bërë temë jashtëzakonisht shpesh shumë të madhe këtë punën e palmës, thuajse se ky është një kancer qaq i madh për vendin tonë edhe ne ishim të vetmit në këtë rruzull tokësor që kishim me këtë bërë, kishim me i dëmtuar popullin tonë”, tha ai.
“Janë produkte të cilat neve na kanë detyruar, këtë produktet e importit, janë produkte të cilat ne tu bërë konkurrencë me këtë, na kanë detyruar me përdorë realisht edhe nënprodukte të tyre”, përfundoi Ajvazi.
Ndërsa i pyetur nga Ekonomia Online se sa po dëmtohet industria e qumështit, Gani Durmishi, kryetar i Shoqatës së Industrisë se Qumështoreve të Kosovës (SHIQK) tha se është dëm i madh ajo që po i bëhet prodhimtarisë së qumështit.
“Sa i përket Shoqatës së Industrisë së Qumështorëve të Kosovës, po bëhet dëm i madh. Kemi kërkuar të kemi takime me ta, nuk na kanë kthyer përgjigje pas vendimeve që i ka marrë për ndërprerjen e prodhimit edhe për tërheqjen e mallit nga tregu. Në momentin që ne po analizojmë që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve pastaj do t’i ndërpritet linja që kanë prodhuar do t me i largu nga puna. Një sasi mjaft e madhe e qumështit të cilat lihen për një bankë të produkteve të qumështit do t’i ndërprehet. Se momenti kur po merret qumështi, ai hyjnë bën obligim kompania ndaj fermerit. E ku me e shitë pastaj kur atij ia kanë ndërprerë shitjen atij?
Ai tha se kanë kërkuar nga ministria që të bëhen analiza të tregut dhe nëse përputhen me importin pse duhet ndërprerë prodhimi.
“Ne si shoqatë kemi kërkuar nga ministritë: Bëni, bëni analiza të tregut që nëse përputhen me këtë importin, tregona edhe na e ndërprejmë na e ndërprejmë. Nëse janë të njëjta të gjitha, edhe vajrat e ndryshme, edhe vajrat e tjera, e krahasueshme me këto që importohen, pse me na e ndërprerë bisnesin? Nëse është e dëmshme një baj dimri në produktet tona, a nuk po dalin në produktet e importuara? Ne kemi lypë veç barazi. Nuk po lypim avancim, nuk po lypim privilegj, meqë është e drejtë e shtetit jo me na privilegjuar në këtë drejtim. Edhe disa gjëra me na me na sqaruar e nëse janë në ndonjë shkelje ligjore. Ne jemi aty që me na sanksionuar neve dhe me çdokush po mundet me na shkatërruar, por ne pastaj s’kemi kemi obligim ndaj punëtorëve me thënë ne na do të shtojmë edhe me i lënë pa punë. Është e pamundur nëse prodhohet i mbajnë atë numër të konsiderueshëm të punëtorëve që janë të angazhuar prej grumbulluesve deri në prodhimin final atje në fabrika. Përndryshe ju mbeteni pa punë. Edhe pastaj kur po jetë kjo punë kur po pyetesh: “Nëse është e dëmshme e del në mënyrë laboratorike, mikrobiologjike do të thotë po prodhoni…”, po jo veç me fjalë! Në qoftë se në analizë i del ajo që thotë këtejdhe kjo e shtetit do të na thotë “Po prodhoni diçka që mikrobiologjikisht është e dëmshme për shëndetin e njeriut apo për shëndetin e dikujt”, këtë po kërkojmë ne. Nëse është, le të na tregojnë se sipas tyre na familjet tona po i dëmtojmë nëse po u japim diçka me ngrënë e me pirë që është e dëmshme për shëndetin e kosovarëve”, tha Durmishi.
Drejtori i Qumështores VITA, Artan Spahija, ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, i cili tha se “qumështi “LAND”, i cili është në menaxhim të “VITA”, përmban vaj palme”.
“Ministri që ka prezentuar këtë, kjo nuk është e jona edhe thotë që është gjet vaj palme, nuk qëndron kështu. Na nuk e shesim asnjë litër të qumështit Land-it në Kosovë. Këtë kush ka dëshirë mundet me këqyrë në ATK. E kam për obligim para gazetarëve me iu tregu cila është e jona ambalazha. Ambalazha jonë është kjo. Pra kjo ka një kapak ndërsa e jona jo”, tha Spahija.
“Qeky qumësht shitet jashtë, prodhohet jashtë, prej Maqedonisë importohet në Kosovë. Unë i kam analizat se si është importu LAND-i në Kosovë, mirëpo për momentin nuk dua t’i bëj publike”, u shpreh Spahija.


