Akademikë e profesorë e konsiderojnë goditje për UÇK-në dënimin nga Specialja të Sali Mustafës

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 14:26 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka promovuar librin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”- Vlerë Kombëtare, raporton Ekonomia Online.

Ky është botim i përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë si dhe Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Të pranishëm në këtë promovim ishin edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës si dhe akademikë e profesorë, të cilët e konsideruan goditje për UÇK-në dënimin nga Specialja të Sali Mustafës.

Sipas tyre Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të pastër dhe u themelua 1 vit përpara se të fillonte lufta e Kosovës më 28 nëntor të vitit 1997.

Bedri Islami ish-gazetar i Gazetës “Zëri”, e ka quajtur goditje dënimin e Mustafës nga Dhomat e Specializuar në Hagë.

“Ne si gjithmonë, kohërat nuk na i ndajnë sfidat dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk po i ndahen sfidat edhe pas shuarjes së saj”.

“Si për koincidencë, goditjen e parë të Dhomave të Specializuara e morëm sot, kur një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si pjesë e një ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’, u dënua me 26 vjet burg, dhe çfarë të themi, pra kjo ishte koincidencë dhe ndodhemi ne një mjeku, nuk dimë pse se di do të jetë epilogu i tyre”.

Përderisa Rektor i Universitetit të Tetovës Abdulla Azizi, tha se ky libër është me rëndësi se i kushtohet UÇK-së.

“UÇK në historinë e popullit shqiptar karakterizohet me disa vlera të veçanta si ushtri mbarë kombëtare e të gjithë shqiptarëve në rajon dhe anembanë botës”.

“Ushtri që në krahët e së cilës radhiten edhe vullnetar nga shtetet e tjera mike të Kosovës, ushtri revolucionare që me gjakun e saj çliroi popullin e vet nga pushteti sllav”.

“Rëndësia e këtij botimi del në pah duke parë vëmendjen në  rritje që po i kushtohet aktivitetit shtet formues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në tablimin e një shteti sovran si subjekt i barabartë në komunitetin ndërkombëtar dhe ën marrëdhëniet  me vendet tjera”.

Muhamet Mavraj, publicist dhe referues tha se e gjithë lufta e UÇK-së është cenuar, duke shtuar se po të ishte gjallë edhe Adem Jashari do të trajtohej njëlloj, raporton EO.

“Edhe gjatë luftës përveç luftës kemi pas  luftë kemi pas luftë kundër luftës brenda dhe jashtë Kosovës, dhe luftë për luftën brenda dhe jashtë Kosovës”.

“Edhe pas luftës po kështu luftëra për dhe kundër luftës çlirimtare në përmasat  të ndryshme, këto luftëra kundër luftës kanë filluar si thashetheme dhe kanë përfunduar nëpër Gjykata deri në Hagë. Edhe Adem Jashari po të ishte sot do të ishte figura më e cenuar”.

Ardit Bido, drejtor ekzekutiv i Arkivave të Shqipërisë, tha se dënimi i Calit është gabim i Speciales e që sipas tij, duhet bërtitur si po ndodhin këto gjëra.

“Rasti i UÇK që po ndodh sot në Hagë është për të bërtitur se si po ndodhin këto lloj gabime ciklike”.

Të ngjashme