AKB-ja fillon “Javën e Biznesit Kosovar”, bëhet thirrje për konsumim të prodhimeve vendëse

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 13:58 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shpalos Programin “Javët e Biznesit Kosovar 2019” traditë 17-vjeçare me moton “Unë konsumoj produkte vendore. Po Ju?, raportohet EkonomiaOnline.

Në fillim të konferencës u mbajt një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se po e hapin këtë javë me qëllim që të konsumohen prodhime vendore.

“AKB-ja, me traditë 17 vjeçare sot po fillon kampanjën me moton 17 vjeçare ‘Unë konsumoj prodhime vendore po ju? Qëllimi është që të konsumohen prodhimet vendore, konsumatorët të konsumojnë prodhimet e Kosovës sepse kështu e ndihmojmë prodhimin vendorë”, tha ai.

Shahini poashtu u shpreh se prodhuesit në Kosovë kanë fituar nga taksa 100%.

“Ne si aleancë dhe ju si prodhues e dëshirojmë të kemi një zhvillim të hovshëm ekonomik, zhvillimi ekonomi në Kosovë ende ekziston papunësia varfëria, të premten do të publikojmë në hulumtim se ku është ekonomia. Prodhuesit vendorë kanë treg në Kosovë fal një bashkëpunimi me konsumatorët dhe disa privilegjeve që i ka sjell taksa, kjo taks e ka ngrit vetëdijen e qytetarëve për prodhime vendore poashtu edhe vendimi i MTI-së për vendosjen e flamujve pran produkteve, Serbia ka humb nga kjo taks por Prodhuesit kanë fituar shumë”, tha ai.

Edhe kompanitë vendëse po thonë se ia panë hajrin taksës.

Rexhep Ostograva nga kompania “Sheki”, tha se prodhojnë dhjetëra tonë bukë dhe se çmimi është i lirë.

“Ne si kompani, tash kemi prodhim mbi 60 mijë ton bukë në ditë dhe kemi një çmim shumë të mirë, janë shumë të volitshme kjo falë lirimit nga taksat dhe stafit të punëtorëve”, tha ai.

Lumnije Hajdini nga AKB-ja prezantoi disa nga aktivitetet që do të mbahen për këtë javë.

“Ka aktivitete të ndryshme me tryeza debate ekspozime, me mbi 100 biznese pjesëmarrëse në këtë jave.  Ne nesër e kemi anuluar aktivitetin kryesorë, ekspozimi do të bëhet në Elkos Grup dhe në Viva Fresh, do të kemi vizita në biznese, ligjërata në universitetet publike, do të kemi edhe hulumtime në tregun e punës eksportin e shumë e shumë aktivitete të tjera”, tha ajo.

Të ngjashme