AKB: Kosova duhet të themelojë Bursën e Kapitalit

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Bordi i AKB-së mbajti takimin e rregullt të fund vitit 2023, ku u diskutuan dhjetë pika të rendit të ditës, mes të cilave ishte Ligji i ri për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Ligji për Fondin Sovran në Kosovë, Tregtia e brendshme në Kosovë dhe Raporti i aktiviteteve të AKB-së.

Sipas njoftimit për medie, Bordi i AKB-së miratoi raportin e aktivitetet dhe tha se informaliteti në Kosovë është i lartë dhe Ligji i ATK-së sa do që është i mirë, nëse nuk zbatohet profesionalisht ai dëmton konkurrencën e drejtë në Kosovë.

“Fondi Sovran i Kosovës duhet themeluar nga teprica e buxhetit, jo të ndahet buxhet shtesë dhe Bordi udhëheqës mos të jetë politik por profesional dhe i pavarur nga politika”.

“Ekonomia e brendshme ka nevojë ndër të tjerat për themelimin e Bursës e cila fuqizon kapitalin dhe siguron investimet në sektorë të ndryshme në Kosovë”.

AKB-ja i kërkon qeverisë së Kosovës të procedon sa më shpejtë ligjin për Bursën e kapitalit në vitin 2024, “si mundësi e re e zhvillimit ekonomikë, vendor dhe ndërkombëtare ashtu siç e kanë shumë vende në Ballkan dhe në Evropë”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Të ngjashme