AKB nderohet me mirënjohje tiranase

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 103 vjetorit të Kryeqytetit Tirana,15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të organizimit tradicional i 31-të Sofra Tirana 2023, AKB merr “Mirënjohje Tiranase”, për kontributin në lidhje dhe urat bashkëpunimi me bizneset Kombëtare në Ballkan e me gjerë.

Edona Bilali, ministre e sipërmarrjeve në Qeverinë Shqiptare tha së kam nderin të ju japim z.Agim Shahini dhe AKB-ës këtë vlerësim meritor.

Arben Tafaj kryetar i Shoqata Tirana tha se me AKB sivjet Sofra Tiranase është begatuar me një nivel të lartë Kombëtar bashkëpunimi duke marr pjesë përfaqësues nga shteti i Kosovës Armend Meha, Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Deputetet e Kryetar Komunave, të odave ekonomike nga Kosova, Lugina e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore por edhe nga diaspora shqiptare.

Ky organizim këtë vit u bë për SOFRËN Tirana dhe 15 vjetorine e shtetësisë -Republikës së Kosovës si aktivitet i përbashkët.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha Sofra Tiranase sivjet është Sofra e gjithë shqiptarëve këtu kanë aterua të gjitha trevat tona nga Kosova, Maqedonia Veriperëndimore, Lugina e Preshevës Mali i Zi e krejt Shqipëria etnike.

Sot jemi këtu për të festuar edhe 15 vjetorit e Republikës së Kosovës një kontribut i të gjithë shqiptarëve për të ardhur deri këtu.

Vlerësimi i juaj është i mirë pritur dhe i dedikohet të gjithë atyre që kanë dhënë kontributi në vazhdimësi për fuqizimin e prodhimit dhe ekonomisë kombëtare.

Pjesëmarrjen e mbi 2000 veta e vlerësojm si mbështetje tê vazhdueshme të misionit tonë për rritjen e konsumit 100% shqip.

Të ngjashme