AKB-në e viziton një delegacion i KEDS-it e KESCO-s, Shahini paraqet ankesat e bizneseve

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, e ka prit një delegacion të KEDS-it i prirë nga Sabri Ternava, drejtor i departamenti të Shërbimeve të Konsumatorit dhe Rudina Heroi-Puka, drejtoreshë e Departamentit për Shërbim ndaj Konsumatorëve në KESCO.

Kryetari Shahini, paraqiti ankesat e bizneseve që i kanë në vazhdimësi ndaj këtyre dy kompanive lidere në Kosovë e sidomos të kompanisë Kosova Model në Shtime.

Ndërsa drejtori Ternava, tha se janë të informuar me problemin dhe janë për të bërë zgjidhje për të gjitha problemet që i kanë bizneset eventuale, por shpesh hasin në vështirsi të mëdha të infrastrukturës energjetike që nuk kanë mundësi për zgjedhje optimale.

Kurse drejtoresha Puka nga KESCO tha se mision i tyre është kujdesi ndaj bizneseve dhe konsumatorëve ku kanë avancuwt shumë me shërbime dhe furnizime, por janë shumë më mirë se në vitin e kaluar.

Kosova në pik shpenzon rreth 1400 MW energji elektrike kurse bizneset rreth 85% kyqen pa pagës shtesë për kapacitet dhe vetëm 15 % paguajnë sipas rregullave të ZRrE, u tha në fund të takimit.

Të ngjashme