Paralajmërimin e ministrit të Financave Bedri Hamza, për ndryshimin e sistemit tatimor të Tatimit në Vlerën e Shtuar në Kosovë, kryetari i Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini po e konsideron si lajm të mirë ngase kjo do të fuqizoj biznesin vendor.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve, nga viti 2010 vazhdimisht e ka thënë që pagesa e TVSh-së në kufi, është barrë e madhe e bizneseve vendore dhe kreditim i bizneseve në arkën e shtetit pa e shitur produktin final është ngarkesë e pa përballueshme”, tha Shahini.
Kreu i AKB-së shtoi, se qeverinë po e nxisin për të marr vendime konform kërkesave në tregun e Kosovës dhe më gjerë, por vazhdimisht ka munguar gatishmëria dhe guximi që pagesa e TVSh-së të bartëte nga kufiri në brendësi të vendit.
“Masat e marra për lirim të taksave për të gjithë teknologjinë dhe lëndën e parë për prodhim nga janari i 2018 është i mirë, por i vonuar. Qeveria dhe Ministria e Financave, gjegjësisht ministriy Bedri Hamza, ka marr një vendim të madh paralajmërues dhe të guximshëm që mbledhje e TVSh-së së shpejti do ta bartë nga kufiri në brendësi dhe ai do të jetë bartës i këtij ndryshimi të sistemimit të taksave që e praktikojnë vendet në zhvillim dhe që kanë një sistem fiskal të qëndrueshëm“.
Ai shtoi se përmes këtij ndryshimi do të rrite edhe me shumë luftën kundër informalitetit në Kosovë që është kancer i shoqërisë në vend.
“Bizneset që nga viti 2008 e këndej mesatarisht në vite kanë kredituar nga 400 milionë në arkën e shtetit në kufi e që kjo i bije mbi 4 miliardë euro. Shteti dhe bankat ishin përfituesit më të mëdhenj sepse u duhej që të merren mjete në bank me interest ë lartë për të paguar TVSh-në para se të shitej produkti e në anën tjetër biznesi nga kjo pësonte humbje, sepse koha e rikthimit të TVSH-së nga konsumatori merrte kohë deri në një vit. Në vitin 2015 ishin 456 milionë, më 2016 ishin 541 milionë dhe sivjet janë mbi 550 milionë euro”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së shtoi se kjo rritje dhe forcon besimin edhe më shumë në shtetit e Kosovës, por hap rrugë për investime të reja dhe më të lehta pa pasur kosto shtesë në fillim të investimeve.